RMV, sot dhe nesër një pjesë e vendit në fazë portokalli, Qeveria miratoi rekomandime

Fazë portokalli është shpallur në Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran për nesër dhe pasnesër (11 dhe 12 qershor) për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehti nga sot, njoftoi Qeveria pas seancës së djeshme, sipas informacioneve nga Instituti për Shëndet Publik (IShP) dhe alarmi i motit i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH). Sipas DPH-së, mot […]

RMV, sot dhe nesër një pjesë e vendit në fazë portokalli, Qeveria miratoi rekomandime
Stina e verës, foto nga Portalb.mk

Fazë portokalli është shpallur në Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran për nesër dhe pasnesër (11 dhe 12 qershor) për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehti nga sot, njoftoi Qeveria pas seancës së djeshme, sipas informacioneve nga Instituti për Shëndet Publik (IShP) dhe alarmi i motit i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH). Sipas DPH-së, mot me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të mërkurën. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë, e vende-vende do të arrijë deri në 40 gradë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria miratoi rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta dhe u miratuan masat e mëposhtme:

  • lirimin nga detyrimet e punës të grupeve më të cenueshme të popullsisë, gjegjësisht grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjeç,
  • në kopshte nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00,
  • Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët, të pastrehë.

“Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë”, thotë Qeveria.

Për sot dhe nesër është paralajmëruar se territoret e rajonit të Shkupit dhe të Vardarit do të preken nga temperatura të larta, por nga faza e verdhë.

“Në këto rajone do të zbatohen rekomandimet e përgjithshme të cilat do të shpallen nga Ministria e Shëndetësisë”, thonë nga Qeveria.