RMV, vitin e kaluar janë lidhur 12.672 martesa, numri i divorceve është rritur me 9.5 përqind krahasuar me vitin 2022

Numri i martesave të lidhura në vitin 2023 është 12.672 dhe është 1,6 përqind më i ulët krahasuar me vitin paraprak 2022, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (EShS), transmeton Portalb.mk. Më së shumti martesa – 12,6 përqind, janë lidhur në gusht, ndërsa më së paku në mars – 5,8 përqind. […]

RMV, vitin e kaluar janë lidhur 12.672 martesa, numri i divorceve është rritur me 9.5 përqind krahasuar me vitin 2022
Unaza, martesë, kurorëzim. Foto: Denny Müller/Unsplash

Numri i martesave të lidhura në vitin 2023 është 12.672 dhe është 1,6 përqind më i ulët krahasuar me vitin paraprak 2022, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (EShS), transmeton Portalb.mk.

Më së shumti martesa – 12,6 përqind, janë lidhur në gusht, ndërsa më së paku në mars – 5,8 përqind.

93.2 për qind e të gjitha femrave dhe 92.2 për qind e të gjithë meshkujve që u martuan në vitin 2023, kanë hyrë për herë të parë në martesë vitin e kaluar. Burrat më shpesh hyjnë në një martesë të dytë (7 përqind) dhe të tretë (0.8 përqind).

Sipas moshës, vitin e kaluar më së shumti martesa janë lidhur nga personat e grupmoshës nga 25 deri në 29 vjeç, pra 4.228 persona.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.1 vjeç për dhëndrin.

Nga ana tjetër, numri i divorceve në vitin 2023 ka shënuar një rritje prej 9,4 përqind krahasuar me të dhënat e vitit 2022 – vitin e kaluar janë divorcuar 1.765 martesa.

Më së shumti divorce janë regjistruar në dhjetor – gjithsej 201, dhe më së paku në gusht – gjithsej 66.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve ka ndodhur në grupmoshën 35 deri në 39 vjeç. Sipas kohëzgjatjes së martesës, megjithatë, më së shumti divorce (393) kanë ndodhur në periudhën nga 5 deri në 9 vjet pas lidhjes së martesës.