Rozeta Hajdari raporton sot para Komisionit për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane. Ky komision do të mblidhet nga ora 14:00. Përveç raportimit të Hajdarit, do të shqyrtohet Projektligjit nr.08/L-207 për tekste shkollore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Do të shqyrtohet edhe Projektligji […]
![Rozeta Hajdari raporton sot para Komisionit për Integrime Evropiane](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/640692-rozeta-hajdari-raporton-sot-para-komisionit-per-integrime-evropiane.jpg)
![rozeta-hajdari-raporton-sot-para-komisionit-per-integrime-evropiane](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/640692-rozeta-hajdari-raporton-sot-para-komisionit-per-integrime-evropiane.jpg)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Integrime Evropiane.
Ky komision do të mblidhet nga ora 14:00.
Përveç raportimit të Hajdarit, do të shqyrtohet Projektligjit nr.08/L-207 për tekste shkollore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Do të shqyrtohet edhe Projektligji për performancën energjetike të ndërtesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;