Rritje e rrogës mesatare për 13 përqind në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është rritur rroga mesatare në muajin maj për 13.1 përqind, krahasuar me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (19.6%), Arte, argëtim dhe rekreacion (19.0%) dhe Administrim publik dhe […]

Rritje e rrogës mesatare për 13 përqind në Maqedoninë e Veriut
Euro - Denarë. Foto: Gwengoat në Canva

Në Maqedoninë e Veriut është rritur rroga mesatare në muajin maj për 13.1 përqind, krahasuar me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (19.6%), Arte, argëtim dhe rekreacion (19.0%) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (16.3%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rroga mesatare mujore në maj ka qenë 41 252 denarë neto, ndërsa ajo bruto 62 032 denarë.