KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 9 është 3,85 përqind

Votimi po zhvillohet qetë dhe pa parregullsi të paraqitura në të gjithë vendvotimet, ndërsa ka filluar në kohë në të gjithë vendvotimet, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, njofton Portalb.mk. “Kanë mbërritur të dhëna për jehonën e votuesve nga 832 vendvotime nga gjithsej 402.748 votues të regjistruar. Në këto vendvotime kanë votuar […]

KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 9 është 3,85 përqind
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Votimi po zhvillohet qetë dhe pa parregullsi të paraqitura në të gjithë vendvotimet, ndërsa ka filluar në kohë në të gjithë vendvotimet, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, njofton Portalb.mk.

“Kanë mbërritur të dhëna për jehonën e votuesve nga 832 vendvotime nga gjithsej 402.748 votues të regjistruar. Në këto vendvotime kanë votuar 15.487 gjegjësisht 3,8 përqind e votuesve”, tha Dashtevski.

Deri te KSHZ-ja kanë mbërritur 12 ankesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votës të cilët janë lëndë e përpunimit. Në disa vend janë paraqitur probleme teknike, për të cilët kryetari i KSHZ-së shpjegoi se po zgjidhen në ecuri.

Votimi po zhvillohet në 1.480 vendvotime në 80 komuna, ndërsa të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë.