Sekretari i LDK-së: Kurti të dorëhiqet, data e zgjedhjeve ka pak rëndësi

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, për FrontOnline deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për të shkuar në zgjedhje. Ai thotë se pritjet e LDK-së, janë që kryeministri Albin Kurti të jep dorëheqje dhe jo të shkohet në zgjedhje përmes shpërbërjes. ‘’Kur do që shpallet data, LDK është e gatshme. Pritjet […]

Sekretari i LDK-së: Kurti të dorëhiqet, data e zgjedhjeve ka pak rëndësi
sekretari-i-ldk-se:-kurti-te-dorehiqet,-data-e-zgjedhjeve-ka-pak-rendesi

sekretari-i-ldk-se:-kurti-te-dorehiqet,-data-e-zgjedhjeve-ka-pak-rendesi

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, për FrontOnline deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për të shkuar në zgjedhje. Ai thotë se pritjet e LDK-së, janë që kryeministri Albin Kurti të jep dorëheqje dhe jo të shkohet në zgjedhje përmes shpërbërjes.

‘’Kur do që shpallet data, LDK është e gatshme. Pritjet e LDK-së janë që vetë kryeministri me dhënë dorëheqje dhe jo përmes shpërbërjes sepse ai është dorëzuar ai para kohe. Megjithatë ne kemi dhënë qëndrimin përmes komunikatës’’ thekson ai.

Ai ka deklaruar se nuk kanë datë për zgjedhje, por e sheh të rëndësishme shkuarjen në zgjedhje.

 ‘’Nuk kemi përcaktuar datë sepse është çështje procedurale, shumë e thjeshtë e rëndësishme është me shkuar në zgjedhje dhe s’ka rëndësi data a është dy apo tri javë para ose pas, e rëndësishme është me shkuar në zgjedhje’’ deklaron ai për FrontOnline.

Sekretari i LDK-së, deklaron se LDK ka rritje të jashtëzakonshme dhe do të del triumfuese karshi partive tjera.

 ‘’Kemi rritje të jashtëzakonshme, ne jemi çdo ditë në terren, LDK do të dal triumfuese në raport me partitë tjera dhe në raport me zgjedhjet e kaluara’’ potencon Ahmeti.

Për fund Ahmeti, thotë se kryeministri Albin Kurti po kërkon shpëtim përmes opozitës dhe që të shkohet në zgjedhje.

‘’Kemi ardhur në një pozitë ku kryeministri po kërkon shpëtim përmes opozitës me shkuar në zgjedhje duke iu ikur temave tjera më të rëndësishme. Ai zotëria le të jep dorëheqje’’, përfundon ai.