Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka nisur ende. Siç ka njoftuar media e pavarur serbe N1, ka ndodhur një ndryshim i formatit, dhe kështu dialogu do të nisë me një takim trilateral në mesditë. Temë kryesore e këtij takimi […]

Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka nisur ende.

Siç ka njoftuar media e pavarur serbe N1, ka ndodhur një ndryshim i formatit, dhe kështu dialogu do të nisë me një takim trilateral në mesditë.

Temë kryesore e këtij takimi mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, do të jetë çështja e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Ky është takimi i gjashtë për këtë temë. /Klankosova