Sfidat evropiane/ Rama në Slloveni: Shqipëria, në një linjë me miqtë dhe aleatët tanë

SLLOVENI– Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Slloveni, po merr pjesë në forumin strategjik të “BLED”. Në këtë forum, Rama bashkë me liderët e BE-së kanë diskutuar për sfidat aktuale. Gjatë fjalës ë tij, Rama u ndal edhe tek situata në Ukrainë, ndërsa tha se Shqipëria qëndron në krah të saj duke dënuar [...]Read More...

Sfidat evropiane/ Rama në Slloveni: Shqipëria, në një linjë me miqtë dhe aleatët tanë

SLLOVENI– Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Slloveni, po merr pjesë në forumin strategjik të “BLED”.

Në këtë forum, Rama bashkë me liderët e BE-së kanë diskutuar për sfidat aktuale.

Gjatë fjalës ë tij, Rama u ndal edhe tek situata në Ukrainë, ndërsa tha se Shqipëria qëndron në krah të saj duke dënuar fuqimisht agresionin rus mbi territorin e saj.

Shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria vazhdon të mbetet një aleate e palëkundur e perëndimit dhe në një linjë me shtetet e Bashkimit Evropian, sa i takon mbrojtjes së vlerave demokratike dhe përballimit të sfidave aktuale.

“Jemi pas Ukrainës, për një arsye shumë të qartë, sepse duket realisht joreale, që në kohët tona, një vend në Evropë të vendosë të ndryshojë kufijtë në mënyrë brutale me dhunë duke marrë atë që pretendon se është pjesë e tij dhe kjo është e pamundur për ne. Jemi shumë të vegjël për të ndryshuar fatin e çdo beteje. Jemi në një linjë me miqtë dhe partnerët tanë, me shtete si ju, të BE. Për ne është shumë e qartë se nuk ka asnjë hije në mes”, tha Rama./abcnews.al