Shpërthim në një restorant në Turqi, 5 të vdekur dhe shumë të plagosur
Pesë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën në një shpërthim që dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi në një restorant në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Torbalit. Sipas mediave, 57 persona janë plagosur. “Pesë civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë [...]Read More...
![Shpërthim në një restorant në Turqi, 5 të vdekur dhe shumë të plagosur](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2024/06/VjpA1XlsI0SImhluy2Rd3A.webp)
Pesë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën në një shpërthim që dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi në një restorant në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Torbalit. Sipas mediave, 57 persona janë plagosur.
“Pesë civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë,” tha guvernatori i provincës së Izmirit, Suleyman Elban.
Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive turke tregojnë fasadat e disa ndërtesave të dëmtuara rëndë nga shpërthimi./abcnews.al