U qëllua me armë në drejtim të lokalit të shqiptarëve në Bruksel, u vranë dy klientë

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles, Bruksel, raporton EuroNews. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së enjtes (27.06.2024). Autorët kanë qëlluar më kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë, […]

U qëllua me armë në drejtim të lokalit të shqiptarëve në Bruksel, u vranë dy klientë
Vrasje. Foto: D-Keine në Canva

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles, Bruksel, raporton EuroNews.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së enjtes (27.06.2024). Autorët kanë qëlluar më kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë, duke vrarë kështu dy persona e duke lënë 3 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Dy personat e vrarë dyshohet të jenë viktima aksidentale.

Sipas mediave vendase dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pazareve të drogës. Autorët kanë shkuar me skuter në vendngjarje e dyshohet se kanë pasur si objektiv pronarët e kafenesë të cilët janë shqiptarë.