Shporta minimale, LSM: Për një muaj një familje shpenzon 1.000 euro

Shporta minimale për muajin qershor në krahasim me një muaj më parë ka shënuar rritje për 213 denarë apo një familjeje katër anëtarëshe për shpenzimet mujore i nevojiten mbi 1.000 The post Shporta minimale, LSM: Për një muaj një familje shpenzon 1.000 euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shporta minimale, LSM: Për një muaj një familje shpenzon 1.000 euro

Shporta minimale për muajin qershor në krahasim me një muaj më parë ka shënuar rritje për 213 denarë apo një familjeje katër anëtarëshe për shpenzimet mujore i nevojiten mbi 1.000 euro, thonë nga Lidhja e Sindikatave. Sipas statistikave, rreth 20 mijë denarë janë të nevojshme vetëm për ushqim. Ndërsa për familjet të cilët nuk kanë shtëpi dhe jetojnë me qira, u janë të nevojshme për ta kaluar muajin 75 mijë e 700 denarë.

“Me shtrenjtimin e shportës minimale një qytetari të rëndomtë i nevojiten tri rroga minimale apo një rrogë minimale dhe një rrogë mesatare e paguar muajin e fundit që aktualisht arrin 41 mijë denarë. Pak qytetarë të punësuar në Maqedoninë e Veriut marrin 41 mijë denarë rrogë mesatare, prandaj kjo nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më pak e përballueshme. E pamë se ditëve të fundit u shtrenjtua edhe çmimi i bukës, e cila për të gjithë është e nevojshme dhe e blejnë. Ka edhe paralajmërime për shtrenjtimin e energjisë elektrike, që sipas matematikave tona në mënyrë shtesë do të ndikojë në shtrenjtimin e çmimeve me pakicë dhe do të ndikojë që edhe kompanitë e mëdha të mos mund t’i paguajnë rrogat.”, – deklaroi Tërpe Denovski nga Lidhja e Sindikatave.

LSM: Qeveria e re të marrë masa për uljen e çmimeve

Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë që Qeveria e re të ndërmarrë masa urgjente për uljen e inflacionit dhe çmimeve në markete.

“I dinë shumë mirë kërkesat tona, i dinë mirë amendamentet të cilat i kemi dërguar në Kuvend, propozimet e sindikatave për uljen e çmimeve nëpër markete.”, – theksoi Tërpe Denovski nga Lidhja e Sindikatave.

Nga Lidhja e Sindikatave shpresojnë se Qeveria e re në 100 ditët e para do të marrë masa që qytetarët të kenë jetë më të mirë nga ajo që e kanë aktualisht. (TVM2)

The post Shporta minimale, LSM: Për një muaj një familje shpenzon 1.000 euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .