Sveçla dhe ministri britanik Kundër Migrimit Ilegal flasin për sigurinë kufitare

Ambasada e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se sot në Kosovë ka qëndruar ministri britanik Kundër Migrimit Ilegal, Michael Tomlinson. Në njoftimin e lëshuar thuhet se Tomlinson është takuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, me të cilin biseduan për metodat se si të dyja shtetet mund të intensifikojnë bashkëpunimin për sigurinë kufitare. […]

Sveçla dhe ministri britanik Kundër Migrimit Ilegal flasin për sigurinë kufitare
svecla-dhe-ministri-britanik-kunder-migrimit-ilegal-flasin-per-sigurine-kufitare

svecla-dhe-ministri-britanik-kunder-migrimit-ilegal-flasin-per-sigurine-kufitare

Ambasada e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se sot në Kosovë ka qëndruar ministri britanik Kundër Migrimit Ilegal, Michael Tomlinson.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Tomlinson është takuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, me të cilin biseduan për metodat se si të dyja shtetet mund të intensifikojnë bashkëpunimin për sigurinë kufitare.

“Dy ministrat më pas u nisën për të parë një demonstrim të mbështetjes praktike të Britanisë përtej kufirit në Vërmicë, rrugës për në një konferencë rajonale në Tiranë mbi migracionin ilegal dhe sigurinë kufitare”, thuhet në njoftim.