Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro, kredi për të shlyer 250 mijë euro

Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, e që e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij. Kurti nuk ka deklaruar se […]

Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro, kredi për të shlyer 250 mijë euro
kurti-deklaron-pasurine:-banese-ne-vlere-400-mije-euro,-kredi-per-te-shlyer-250-mije-euro

kurti-deklaron-pasurine:-banese-ne-vlere-400-mije-euro,-kredi-per-te-shlyer-250-mije-euro

Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, e që e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij.

Kurti nuk ka deklaruar se ka pasuri të luajtshme, ndërsa ka thënë se para të gatshme në emrin e tij i ka vetëm 1 mijë e 551 euro e 72 cent.

Ai tha se ka detyrime ndaj bankës 270 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 1 janar të vitit 2052, ndërsa ka thënë se paguan edhe qira të shtëpisë në vlerë prej 250 euro.

Kurse sa i përket të ardhurave, Kurti ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 19 mijë e 43 euro.