Tahiri tallet me Kurtin që tha se Pamuk e ftoi për darkë e jo ky atë – uroj që shkrimtari e ka kuptuar se ka prirje autokrati

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takimin që e ka zhvilluar në Turqi me shkrimtarin turk, Orhan Pamuk. Tahiri thotë se nga ajo që Kurti ka shkruar, nënkuptohet që s’janë miq me Pamukun dhe që Pamuk e kishte ftuar Kurtin dhe jo anasjelltas. Tahiri në […]

Tahiri tallet me Kurtin që tha se Pamuk e ftoi për darkë e jo ky atë – uroj që shkrimtari e ka kuptuar se ka prirje autokrati
tahiri-tallet-me-kurtin-qe-tha-se-pamuk-e-ftoi-per-darke-e-jo-ky-ate-–-uroj-qe-shkrimtari-e-ka-kuptuar-se-ka-prirje-autokrati

tahiri-tallet-me-kurtin-qe-tha-se-pamuk-e-ftoi-per-darke-e-jo-ky-ate-–-uroj-qe-shkrimtari-e-ka-kuptuar-se-ka-prirje-autokrati

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takimin që e ka zhvilluar në Turqi me shkrimtarin turk, Orhan Pamuk. Tahiri thotë se nga ajo që Kurti ka shkruar, nënkuptohet që s’janë miq me Pamukun dhe që Pamuk e kishte ftuar Kurtin dhe jo anasjelltas.

Tahiri në reagimin e tij thotë se mbetet me shpresë që Pamuk ta ketë kuptuar që “Kurti është një lider me prirje autokrati, i cili flet për numrin e madh të pjatave të Stambollit, përderisa qytetarët nën qeverisjen e tij varfërohen, jetojnë me një ose dy pjata, të cilat pagat e ulëta dhe inflacioni po ua varfërojnë”.

Tahiri shton se ajo që iu intereson qytetarëve janë paga minimale, puna në arsim, sigurimet shëndetësore e punët në infrastrukturë dhe jo se kë e takon Kurti personalisht.

Reagimi i plotë: