Të shtëna në Batincë të Shkupit: Një person ka vdekur, një tjetër është plagosur
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një shkëmbim zjarri që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në fshatin Batincë të Shkupit të Komunës së Studeniçanit. Të shtënat, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kanë ndodhur kur sulmuesit kanë qëlluar nga një veturë në tjetrën, transmeton Portalb.mk. […]
![Të shtëna në Batincë të Shkupit: Një person ka vdekur, një tjetër është plagosur](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/Foto-2023-06-13T145540.912.png?fit=960%2C540&quality=80&ssl=1)
![Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/Foto-2023-06-13T145540.912.png)
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një shkëmbim zjarri që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në fshatin Batincë të Shkupit të Komunës së Studeniçanit. Të shtënat, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kanë ndodhur kur sulmuesit kanë qëlluar nga një veturë në tjetrën, transmeton Portalb.mk.
“Me datë 01.07.2024 në ora 09:25 në SPB Shkup është raportuar se në f. Batincë, Shkup, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford”, në të cilin A.B.I. (34) dhe Z.I. (31), të dy nga Maja e Zezë”, bën të ditur Ministria.
34-vjeçari A.B.I ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 31-vjeçari Z.I. ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.
MPB-ja informon se Policia e Shkupit në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe Departamentin për Njësitë e Aviacionit janë duke ndërmarrë masa për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.