Universitetet nga RMV-ja, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi planifikojnë krijimin e programit studimor në aviacion

Në hapësirat e Universitetit të Tetovës u zhvillua diskutim nga disa profesorë nga universitetet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor, ku për qëllim kanë krijimin e programit studimor në industrinë e aviacionit, transmeton Portalb.mk. “Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një program baçelor i Inxhinierisë Aeronautike në rajonin e Ballkanit, i cili do të […]

Universitetet nga RMV-ja, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi planifikojnë krijimin e programit studimor në aviacion
Aeroplan, foto nga Portalb.mk

Në hapësirat e Universitetit të Tetovës u zhvillua diskutim nga disa profesorë nga universitetet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor, ku për qëllim kanë krijimin e programit studimor në industrinë e aviacionit, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një program baçelor i Inxhinierisë Aeronautike në rajonin e Ballkanit, i cili do të jetë në shërbim të studentëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, njoftojnë nga Universiteti i Tetovës.

Në këtë takim morën pjesë profesor nga Universiteti i Tetovës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Strathclyde, Mbretëria e Bashkuar. UT-ja njoftoi që ky program do të sigurojë arsim dhe trajnim me cilësi të lartë për studentët në industrinë e aviacionit, duke i aftësuar për menaxhimin e aeroportit, kontrollin e trafikut ajror dhe mirëmbajtjen e aviacionit.

“Ky takim u realizua në kuadër të iniciativës së projektit që pritet të realizohet nga Universiteti i Tetovës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Nënë Tereza”-Shkup në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Torinos dhe Universitetin Strathclyde nga Mbretëria e Bashkuar”, raportoi Universiteti  i Tetovës, duke theksuar që të gjithë partnerët janë pajtuar për marrjen e përgjegjësive në realizimin e këtyre qëllimeve.