Tejkalim shpejtësie dhe alkool – 24 vjeçari nga Ferizaj dënohet dy herë nga policia brenda pak minutave

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 04:49 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive, kanë ndaluar shoferin H.R(M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h. I njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve […]

Tejkalim shpejtësie dhe alkool – 24 vjeçari nga Ferizaj dënohet dy herë nga policia brenda pak minutave
tejkalim-shpejtesie-dhe-alkool-–-24-vjecari-nga-ferizaj-denohet-dy-here-nga-policia-brenda-pak-minutave

tejkalim-shpejtesie-dhe-alkool-–-24-vjecari-nga-ferizaj-denohet-dy-here-nga-policia-brenda-pak-minutave

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 04:49 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive, kanë ndaluar shoferin H.R(M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h.

I njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe testimit me alkooltest ka rezultuar që kishte konsumuar edhe alkool 0.36 promila.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj dhe është përjashtuar nga komunikacioni.

“Mirëpo, disa minuta më vonë shoferi i njëjtë H.R në fshatin Prelez i Muhaxherëve është ndaluar me shpejtësi 140 km/h, tani nën masën mbrojtëse, heqja e patentë shoferit dhe ndaj tij policët i kanë shqiptuar gjobën e dytë me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe 6 muaj heqje të patentë shoferit dhe i është konfiskuar vetura”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, të mos bëjnë tejkalime të shpejtësisë dhe të mos drejtojnë veturat nën masën mbrojtëse të dalimit të drejtimit të automjetit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.