Tomisllav Tuntev dha dorëheqje nga Agjencioni i Aviacionit Civil

Tomisllav Tuntev, ish-deputeti nga rradhët e LSDM-së dhe drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i drejtorit, në prag të kryerjes së mandatit të tij. Tuntev njofton se dorëheqjen e ka dorëzuar për shkaqe personale, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk. Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil […]

Tomisllav Tuntev dha dorëheqje nga Agjencioni i Aviacionit Civil
Tomisllav Tuntev. Foto nga Portalb.mk

Tomisllav Tuntev, ish-deputeti nga rradhët e LSDM-së dhe drejtor i Agjencisë së Aviacionit Civil në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i drejtorit, në prag të kryerjes së mandatit të tij. Tuntev njofton se dorëheqjen e ka dorëzuar për shkaqe personale, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), Tomislav Tuntev, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Bordi drejtues i AAC-së tashmë ka konfirmuar dorëheqjen dhe ka marrë vendim për shkarkimin e tij nga pozita e tij.

Ai dorëheqjen e tij e ka dorëzuar më 27 maj, ndërsa Bordi Administrativ i AAC-së e ka konfirmuar në mbledhjen e 30 majit.
Tuntev ishte drejtor i AAC-së që nga viti 2019, ndërsa tani po kthehet në punë në “TAV Maqedoni”, ku marrëdhëniet e tij të punës kanë qenë të fjetura deri më tani.

“Sipas Ligjit për Aviacion, në dy muajt e ardhshëm deri në shpalljen e konkursit për zgjedhjen e drejtorit të ri, Dragi Stojanovski, shef shumëvjeçar i Departamentit të trafikut ajror në Agjenci, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë. Agjencia e Aviacionit Civil nga radhët e punonjësve”. tha AAC-ja për MIA-n.

Tuntev deklaroi se dorëheqjen e tij e bën për arsye personale. Tuntev është ish-deputet i LSDM-së. Ai ka qenë kryetar i Agjencisë së Aviacionit Civil në pesë vjet e gjysmë dhe aktualisht po kryen mandatin e tij të dytë.

Kujtojmë se kohë më parë u shqiptuan dënime simbolike për gabimet gjatë punësimit të ish drejtorëve të M-NAV që kulminuan me dhunë në hapësirat e tyre.