Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në Zllakuqan të Klinës

Mbrëmjen e së hënës në Zllakuqan të Klinës, janë aksidentuar tri automjete, dy vetura dhe një traktor. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili […]

Tre të lënduar si pasojë e aksidentit në Zllakuqan të Klinës
tre-te-lenduar-si-pasoje-e-aksidentit-ne-zllakuqan-te-klines

tre-te-lenduar-si-pasoje-e-aksidentit-ne-zllakuqan-te-klines

Mbrëmjen e së hënës në Zllakuqan të Klinës, janë aksidentuar tri automjete, dy vetura dhe një traktor.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar tre persona.

Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova .