Ministrja Haxhiu mirëpret arrestimin e administratorit të “Albkings”

Në orët e vona të së martës u arrestua i dyshuari si udhëheqës në grupin Telegram “Albkings”, në të cilin shpërndaheshin fotografi dhe video të ndryshme intime të grave dhe vajzave. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur këtë arrestim. “Mirëpres arrestimin e administratorit të grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë “Albkings”. Ky grup […]

Ministrja Haxhiu mirëpret arrestimin e administratorit të “Albkings”
ministrja-haxhiu-mirepret-arrestimin-e-administratorit-te-“albkings”

ministrja-haxhiu-mirepret-arrestimin-e-administratorit-te-“albkings”

Në orët e vona të së martës u arrestua i dyshuari si udhëheqës në grupin Telegram “Albkings”, në të cilin shpërndaheshin fotografi dhe video të ndryshme intime të grave dhe vajzave.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur këtë arrestim.

“Mirëpres arrestimin e administratorit të grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë “Albkings”.

Ky grup numëronte rreth 100 mijë përdorues të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje, abuzim ndaj vajzave dhe grave. Në këtë grup në vazhdimësi janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave dhe grave, duke përfshirë vajza të mitura”,deklaroi Haxhiu përmes një postimi në Facebook, transmeton Front Online.

Haxhiu theksoi se dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar sikurse edhe kërcënimet e shantazhet, denigrimet apo abuzimet nga këta persona.

“Uroj që ky rast të vazhdojë të trajtohet me seriozitet pasi që kemi shumë raste që pas ndarjes së paligjshme të fotografive apo videove private, shumë vajza dhe gra kanë bërë vetëvrasje. Secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë. E vlerësoj punën e policisë dhe prokurorisë deri më tani”, përfundoi ministrja. /FrontOnline