U mbyll procesi i votimit për zgjedhjet për Parlamentin Europian në Belgjikë

Është mbyllur në Belgjikë procesi i votimit për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, raporton EN. Në Bashkimin Evropian sot është dita e fundit e votimit për këto zgjedhje, ku qytetarët zgjedhin 720 deputetë të rinj, të cilët do të formësojnë politikën e BE-së në pesë vitet e ardhshme. Rreth 370 milionë qytetarë të BE-së kanë të […]

U mbyll procesi i votimit për zgjedhjet për Parlamentin Europian në Belgjikë
Selia e Bashkimit Evropian në Bruksel, Foto: Fisnik

Është mbyllur në Belgjikë procesi i votimit për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, raporton EN. Në Bashkimin Evropian sot është dita e fundit e votimit për këto zgjedhje, ku qytetarët zgjedhin 720 deputetë të rinj, të cilët do të formësojnë politikën e BE-së në pesë vitet e ardhshme.

Rreth 370 milionë qytetarë të BE-së kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e PE-së dhe sot qytetarët e rreth 21 vendeve anëtare të BE-së po shkojnë në qendrat e votimit, pas së cilës në mbrëmje do të bëhen të ditura rezultatet e votimit.

Në zgjedhjet, të cilat filluan të enjten, më 6 qershor, kanë votuar më parë shtetasit e Holandës, Irlandës, Republikës Çeke, Sllovakisë, Letonisë dhe Maltës, ndërsa në Itali votimi ka nisur dje dhe vijon edhe sot.

Zgjedhjet përfaqësojnë një moment kyç në demokracinë e BE-së, pasi ato u japin qytetarëve të drejtën e votës dhe mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit që do t’i përfaqësojnë ata atje.

Gjithashtu, rezultati i këtij votimi do të reflektojë në përsosmërinë e funksionimit më të gjerë të komunitetit evropian.

Pra rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndikojë se kush do të jetë kreu i ardhshëm i institucioneve të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri.