U shua zjarri nën Kalanë e Shkupit, pesë automobila u dogjën (FOTO+ VIDEO)
Është shuar zjarri që shpërtheu pasdite nën Kalanë e Shkupit, në poligonin e dikurshëm për dhënie të provimeve për patent shoferi. Në zjarr u përfshin pesë automobila, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk. Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa janë prezente edhe ekipe policore për konstatimin e shkaqeve. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë katër automjete […]
![U shua zjarri nën Kalanë e Shkupit, pesë automobila u dogjën (FOTO+ VIDEO)](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/434483632_443899184839589_2456365274577580020_n-e1712409646683.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/434483632_443899184839589_2456365274577580020_n-e1712409646683.jpg)
Është shuar zjarri që shpërtheu pasdite nën Kalanë e Shkupit, në poligonin e dikurshëm për dhënie të provimeve për patent shoferi. Në zjarr u përfshin pesë automobila, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.
Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa janë prezente edhe ekipe policore për konstatimin e shkaqeve.
Në shuarjen e zjarrit morën pjesë katër automjete zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës, deklaroi Xvonko Tomevski, komandant në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit,
Нешто опасно гори спроти стадион pic.twitter.com/B8gH4jk4Qh
— Neb. Gelevski – Bane (@banekoma) April 6, 2024
![Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/434177115_941235134335810_6002368681431042674_n-e1712409664100.jpg?resize=1170%2C878&quality=89&ssl=1)
Tomevski tha se, intevrvenimi i zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen më të madhe të zjarrit.
![Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/434318586_1076947483387326_7558661030152102866_n-e1712409681435.jpg?resize=1170%2C878&quality=89&ssl=1)
“Zjarri është lokalizuar dhe është ndaluar përhapja te veturat tjera. Është shkaktuar vetëm dëm material”, tha Tomevski.