U tall me gjatësinë e Melonit, gjobitet më 5 mijë euro gazetarja italiane

Një gjykatë në Milano ka urdhëruar gazetaren Giulia Cortez t’i paguajë kryeministres italiane Giorgio Meloni një dëmshpërblim prej gjithsej 5 mijë eurosh, për shkak se e ka tallur në rrjetet sociale. Siç raporton Reuters, gazetarja u gjobit me 1200 euro në tetor 2021 për tallje me gjatësinë e kryeministres, si dhe publikoi një foto të [...]Read More...

U tall me gjatësinë e Melonit, gjobitet më 5 mijë euro gazetarja italiane

Një gjykatë në Milano ka urdhëruar gazetaren Giulia Cortez t’i paguajë kryeministres italiane Giorgio Meloni një dëmshpërblim prej gjithsej 5 mijë eurosh, për shkak se e ka tallur në rrjetet sociale.

Siç raporton Reuters, gazetarja u gjobit me 1200 euro në tetor 2021 për tallje me gjatësinë e kryeministres, si dhe publikoi një foto të retushuar të Melonit dhe ish-kryeministrit dhe liderit të partisë fashiste, Benito Mussolini.

Cortez mund të apelojë vendimin dhe avokati i kryeministres tha se paratë e kompensimit do të dhurohen për bamirësi.

/abcnews.al