Vendimet e mbledhjes së sotme, Kurti thekson Projektligjin për sigurimet shëndetësore e rritjen e pagës minimale

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti ka theksuar miratimin e Projektligjit për sigurimet shendetësore dhe rritjen e pagës minimale në 350 euro. Më poshtë, ai ka renditur edhe vendimet tjera: – Propozim-vendimin për listën e aplikimeve për raundin e 31-të të granteve të asistencës […]

Vendimet e mbledhjes së sotme, Kurti thekson Projektligjin për sigurimet shëndetësore e rritjen e pagës minimale
vendimet-e-mbledhjes-se-sotme,-kurti-thekson-projektligjin-per-sigurimet-shendetesore-e-rritjen-e-pages-minimale

vendimet-e-mbledhjes-se-sotme,-kurti-thekson-projektligjin-per-sigurimet-shendetesore-e-rritjen-e-pages-minimale

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Kurti ka theksuar miratimin e Projektligjit për sigurimet shendetësore dhe rritjen e pagës minimale në 350 euro.

Më poshtë, ai ka renditur edhe vendimet tjera:

– Propozim-vendimin për listën e aplikimeve për raundin e 31-të të granteve të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.

– Vendimet për nënshkrimin e tri marrëveshjeve me Suedinë, për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, Marrëveshjes për Ekstradim dhe atë për Transferimin e Personave të Dënuar.

– Vendimin për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale, me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë doën dhe aftësi të kufizuar, për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.’’ Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt e stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre.

– Aprovimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfË, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Mbështetje për KMDK” dhe “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Zgjerimi i Deponisë në Pejë”.

– Miratimi i draftit të koncept-dokumentit për “Kooperativat Bujqësore”.

– Vendimin mbi afatin e regjistrimit të Diasporës, përmes portalit e-Diaspora, i cili shtyhet deri më datën 31 Dhjetor 2024.