VIDEO/ Demonstrata në Francë kundër të djathtës ekstreme, raportohen incidente në disa qytete

Protestat kundër të djathtës ekstreme shpërthyen në Place de la République të Parisit të dielën mbrëma, ku votuesit e krahut të majtë u mblodhën për të mbështetur Frontin e Ri Popullor, i cili doli i dyti pas Tubitmit Kombëtar të Marine Le Pen. BREAKING: Hundreds of thousands of people take to the streets across France [...]Read More...

VIDEO/ Demonstrata në Francë kundër të djathtës ekstreme, raportohen incidente në disa qytete

Protestat kundër të djathtës ekstreme shpërthyen në Place de la République të Parisit të dielën mbrëma, ku votuesit e krahut të majtë u mblodhën për të mbështetur Frontin e Ri Popullor, i cili doli i dyti pas Tubitmit Kombëtar të Marine Le Pen.

Ata protestuan në vazhdën e rezultateve të zgjedhjeve të sotme parlamentare dhe të fitores së Tubimit Kombëtar. Rreth 4,000 njerëz u mblodhën në Place de la Republique.

Në qytetin francez të Lyon, protestuesit u mblodhën në Place des Terreaux përpara se të vazhdonin marshimin e tyre nëpër pjesën tjetër të qytetit.

Janë raportuar përleshje mes personave që kanë ngritur barrikada dhe kanë sulmuar policinë.

/abcnews.al