Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor

Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, raporton Zëri i Amerikës. Sipas raportit gjatë periudhës janar-mars, autoritetet raportuan rreth 5500 kalime të parregullta kufitare në […]

Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor
Emigrantë. Foto: Dogana e RMV-së

Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, raporton Zëri i Amerikës.

Sipas raportit gjatë periudhës janar-mars, autoritetet raportuan rreth 5500 kalime të parregullta kufitare në rrugën e Ballkanit Perëndimor , 64% më pak se një vit më parë.

Sipas FRONTEX, migrantët më të shumtë në numër ishin nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

“Kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzit që ndërmarrin migrime të parregullta, thotë FRONTEX.

Në raport referohen të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sipas të cilave 476 persona janë raportuar të zhdukur në Mesdhe në tre muajt e parë të këtij viti.

Shumica dërrmuese e tyre, sipas të dhënave të IOM po lundronin në rrugën e rrezikshme të Mesdheut Qendror.