Rama njofton 12 drejtuesit politikë të PS: Në Durrës Emirjana Sako, në Shkodër Benet Beci, në Fier Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet vitit të ardhshëm. Ai ka theksuar se Tirana si qarku më i madh, do të ketë tre emra Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu. Sakaq, krahas 12 drejtuesve të qarqeve do të [...]Read More...

Rama njofton 12 drejtuesit politikë të PS: Në Durrës Emirjana Sako, në Shkodër Benet Beci, në Fier Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet vitit të ardhshëm. Ai ka theksuar se Tirana si qarku më i madh, do të ketë tre emra Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu.

Sakaq, krahas 12 drejtuesve të qarqeve do të jetë dhe një drejtues diaspore, Taulant Balla.

“Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, i cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve, më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara, po edhe një qark ku mozaiku i bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.

Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu.

Për qarqet e tjera drejtuesit do të jenë si vijon:

Durrësi – Emirjana Sako

Shkodra – Benet Beci

Lezha – Ulsi Manja

Dibra – Blendi Gonxhja

Kukësi – Pandeli Majko

Elbasani – Arbjan Mazniku

Fieri – Belinda Balluku

Korça – Niko Peleshi

Gjirokastra – Mirela Kumbaro

Berati – Ervin Demo

Vlora – Bledi Çuçi

Diaspora – Taulant Balla”./abcnews.al