Zbardhet vrasja e dyfishtë në Stajkovcë, është parashtruar kallëzim penal
SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër L.K. (66) nga fshati Stajkovcë i Shkupit për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “vrasje” sipas nenit 123 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç informoi sot MPB-ja, L.K. dyshohet se më 14 maj të vitit 2024 në shtëpinë në fshatin Stajkovcë me gjësende metalike i ka sulmuar […]
![Zbardhet vrasja e dyfishtë në Stajkovcë, është parashtruar kallëzim penal](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/03/policiska-lenta.jpg?fit=1024%2C576&quality=89&ssl=1)
![Shirit policor, Policia, MPB. Foto: Meta.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/03/policiska-lenta.jpg)
SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër L.K. (66) nga fshati Stajkovcë i Shkupit për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “vrasje” sipas nenit 123 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.
Siç informoi sot MPB-ja, L.K. dyshohet se më 14 maj të vitit 2024 në shtëpinë në fshatin Stajkovcë me gjësende metalike i ka sulmuar vëllaun e tij V.K.(64) dhe kunatën e tij S.K.(57), të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, të cilit i është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.