Për një vit mbyllen 14 shkolla, ulet dukshëm numri i nxënësve

Shkollat po mbyllen e disa po zbrazen dhe numri i nxënësve dukshëm po ulet. Këtë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas të dhënave të tyre për The post Për një vit mbyllen 14 shkolla, ulet dukshëm numri i nxënësve appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Për një vit mbyllen 14 shkolla, ulet dukshëm numri i nxënësve

Shkollat po mbyllen e disa po zbrazen dhe numri i nxënësve dukshëm po ulet. Këtë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas të dhënave të tyre për vetëm një vit, janë mbyllur 14 shkolla.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Në vitin shkollor 2021/2022 në vend kishte 976 shkolla, ndërsa në vitin pasues shkollor 2022/2023 ky numër është 962. Në arsimin fillor vitin e kaluar kanë pasur 10.997 paralele dhe 182.245 nxënës, ndërsa në vitin paraprak kishte 11.057 paralele dhe 184.910 nxënës”.

Statistikat gjithashtu tregojnë se rënie të numrit të nxënësve ka edhe në arsimin fillor edhe në atë të mesëm.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Në arsimin fillor vitin e kaluar ka pasur rënie të numrit të nxënësve për 1.4 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor. Në shkollat ​​e mesme të rregullta, nga ana tjetër, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2022/2023 është 66.678, që paraqet një rënie prej 3.9 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor”.

Interesante në këto statistika është fakti se edhe krahas asaj se numri i nxënësve në nivel shtetëror është në rënie, numri i mësuesve është në rritje. Vetëm në një vit në arsim janë punësuar 283 mësues të rinj. Emine Ismaili Luzha /

The post Për një vit mbyllen 14 shkolla, ulet dukshëm numri i nxënësve appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .