Zelensky: Ofensiva në Kursk është një nga pikat e planit të paqes së Ukrainës

Ofensiva në rajonin e Kursk është një nga fazat e përfundimit të luftës ruso-ukrainase, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Ofensiva në Kursk dhe takimi në Katar janë çështje krejtësisht të palidhura. Ofensiva në Kursk nuk është e lidhur me asnjë pikë të Formulës së Paqes. A është operacioni Kursk i lidhur me Samitin e [...]Read More...

Zelensky: Ofensiva në Kursk është një nga pikat e planit të paqes së Ukrainës

Ofensiva në rajonin e Kursk është një nga fazat e përfundimit të luftës ruso-ukrainase, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ofensiva në Kursk dhe takimi në Katar janë çështje krejtësisht të palidhura. Ofensiva në Kursk nuk është e lidhur me asnjë pikë të Formulës së Paqes.

A është operacioni Kursk i lidhur me Samitin e dytë të Paqes? Po, sepse ofensiva në Kursk është një nga pikat të planit të fitores së Ukrainës”, theksoi Zelensky.

Ndërkohë, Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kursk, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit. Gjenerali Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 km katrorë të territorit rus dhe 100 vendbanime.

Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shtoi ai. Javën e kaluar, presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus.

/abcnews.al