Zyba: Nuk kemi informacione se sa mund të paguhet një spiun kosovar për BIA-n

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, njëherit anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, për FrontOnline ka thënë se është punë e ndjeshme dhënia e informacioneve mbi pagesën e një agjenti që paguhet nga shërbimet e huaja, në këtë rast nga shërbimi sekret serb. ‘’Së pari puna e komisionit është punë e mbikëqyrjes dhe është punë […]

Zyba: Nuk kemi informacione se sa mund të paguhet një spiun kosovar për BIA-n
zyba:-nuk-kemi-informacione-se-sa-mund-te-paguhet-nje-spiun-kosovar-per-bia-n

zyba:-nuk-kemi-informacione-se-sa-mund-te-paguhet-nje-spiun-kosovar-per-bia-n


Deputeti i VV-së, Salih Zyba, njëherit anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, për FrontOnline ka thënë se është punë e ndjeshme dhënia e informacioneve mbi pagesën e një agjenti që paguhet nga shërbimet e huaja, në këtë rast nga shërbimi sekret serb.

‘’Së pari puna e komisionit është punë e mbikëqyrjes dhe është punë e ndejshme dhe ka procedura që edhe me ditë nuk guxojmë me tregu e lëre që nuk e di. Këtë përgjigje e kufizon edhe rregullorja e punës’’ thotë ai.

Deputeti Zyba, thotë se nuk kanë të drejtë të japin të tilla informacione edhe nëse të tilla mund të ken sepse kjo është përgjegjësi ligjore.

’Ne e kemi deklaratën nën betim dhe është procedurë e Kuvendit e komisionit që nuk guxojmë me dhënë informacione sepse për ne është edhe përgjegjësi ligjore dhe janë organet tjera që japin informacione të tilla. Spekulimet nuk mundemi me i komentu ne’’, thotë ai.

Ai thotë se duhet pasur kujdes nga deklaratat publike dhe publikimi i të dhënave në publik, sepse të tillat kanë përgjegjësi

‘’Ne kemi për obligim edhe gazetarët me e ndihmu këtë proces, por edhe deklaratat publike të përgjegjshme, por publikimi i të dhënave duhet me lënë në kuadër të përgjegjësive’’ shprehet ai.

Deputeti Zyba, kërkon që për informacionet që nuk i kanë, të përmbahen e të mos jepen shifra që nuk i dijnë.

‘’Është shumë e rëndësishme me u përmbajtë në ato çka nuk i dijmë, nuk është puna ime me dhënë shifra, sepse nuk e di, janë organet tjera. Nuk jemi të thirrur me komentu numra’’ përfundon Zyba për FrontOnline.