Afrim Gashi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të subjektit politik Alternativa, këtë detyrë do ta kryen Bekim Sali

Subjekti politik Alternativa pritet të ketë udhëheqës të ri, pasi kryetari dhe deputeti I kësaj partie, Afrim Gashi, ka dhënë dorëheqje, transmeton Portalb.mk. “Për shkak të kandidimit për kryetar të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës”, njoftoi Alternativa. Alternativa theksoi që arsyeja e largimit të Gashit nga […]

Afrim Gashi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të subjektit politik Alternativa, këtë detyrë do ta kryen Bekim Sali
Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti. Foto: Profili zyrtar i Lëvizjes Besa në Facebook

Subjekti politik Alternativa pritet të ketë udhëheqës të ri, pasi kryetari dhe deputeti I kësaj partie, Afrim Gashi, ka dhënë dorëheqje, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të kandidimit për kryetar të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës”, njoftoi Alternativa.

Alternativa theksoi që arsyeja e largimit të Gashit nga funksionet partiake është për shkak se neni 67 i Kushtetutës, nuk lejon që kryetari i Kuvendit të jetë edhe funksionar ose kryetar i ndonjë subjekti politik.

“Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës”, sqaroi Alternativa, duke shtuar që në Kuvendin Qendror të këtij subjekti më 23 maj është diskutuar kandidimi i Gashit për kryetar komune.

Subjekti politik Alternativa që udhëhiqej nga Afrim Gashi, ishte pjesë e koalicionit VLEN, koalicion i cili mori 14 deputet.

VLEN është në bisedime me fituesen VMRO-DPMNE-në, ku pjesë e bisedimeve raportohet të jetë edhe posti i Kryetarit të Kuvendit që pritet t’i takon koalicionit VLEN.