Në universitetet e Maqedonisë së Veriut janë mbi 4 mijë të punësuar, gati gjysma e tyre janë te “Kirili dhe Metodi”

Në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut gjenden 4 656 të punësuar, ashtu që përfaqësimi gjinor është thuajse i barabartë. Me orar të plotë janë 3182 të punësuar, transmeton Portalb.mk. “Numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve nëpër institucionet e larta arsimore gjatë vitit akademik 2023/2024, është 4 656. Nga numri i përgjithshëm, 3 […]

Në universitetet e Maqedonisë së Veriut janë mbi 4 mijë të punësuar, gati gjysma e tyre janë te “Kirili dhe Metodi”
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut gjenden 4 656 të punësuar, ashtu që përfaqësimi gjinor është thuajse i barabartë. Me orar të plotë janë 3182 të punësuar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve nëpër institucionet e larta arsimore gjatë vitit akademik 2023/2024, është 4 656. Nga numri i përgjithshëm, 3 264 apo 70.1 % janë personeli arsimor dhe 1 392 apo 29.9 % janë bashkëpunëtorë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” janë të angazhuar 1 991 të punësuar, te Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani” janë 807, te Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip janë 504, te Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir janë të angazhuar 328 të punësuar, etj.

Në kuadër të kualifikimeve shkencore, 3 176 të punësuar janë doktor shkencash, 1 011 magjistra, 181 janë specialistë, ndërsa vetëm 288 janë me arsim të lartë.