AGK: Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur “i shokuar” me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit” në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare. “Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: ‘Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur […]

AGK: Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër mediave
agk:-skandaloz-deklarimi-i-ministres-haxhiu-per-“lenden”-ne-prokurori-kunder-mediave

agk:-skandaloz-deklarimi-i-ministres-haxhiu-per-“lenden”-ne-prokurori-kunder-mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur “i shokuar” me deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit” në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

“Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: ‘Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë’. Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”, ka thënë AGK-ja në reagim.

Asociacioni e ka ftuar ministren Haxhiu që “të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve”.