Atentati ndaj Trump/ Publikohen pamje të reja nga momenti kur autori 20 vjeçar gjendet i vdekur

Është publikuar një video e re, në të cilën shihen agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia në vendin e ngjarjes, ku 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi presidentin amerikan Donald Trump në Pensilvani. Në videon e publikuar nga guvernatori i Ioëa-s, Chuck Gresley, shërbimet sekrete dallojnë 20-vjeçarin e vdekur. “Pra ky është djali”, dëgjohet duke thënë [...]Read More...

Atentati ndaj Trump/ Publikohen pamje të reja nga momenti kur autori 20 vjeçar gjendet i vdekur

Është publikuar një video e re, në të cilën shihen agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia në vendin e ngjarjes, ku 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi presidentin amerikan Donald Trump në Pensilvani.

Në videon e publikuar nga guvernatori i Ioëa-s, Chuck Gresley, shërbimet sekrete dallojnë 20-vjeçarin e vdekur.

“Pra ky është djali”, dëgjohet duke thënë një prej tyre. Ky është ai. Ky është snajperi që na dërgoi imazhin dhe e pa atë të zbriste nga biçikleta dhe të lëshonte çantën para se ta humbiste nga sytë,” duke konfirmuar kështu informacionin se shërbimi ishte lajmëruar më herët për praninë e 20-vjeçarit.

Gjithashtu përfaqësuesit e policisë lokale kishin deklaruar se Shërbimi Sekret Amerikan ishte informuar për Crooks dhe e kishin cilësuar atë si një “kërcënim” 10 minuta para fillimit të mitingut të Trump në Pensilvani.

/abcnews.al