Blinken në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, armët e reja amerikane filluan të mbërrijnë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev pasi udhëtoi nëntë orë me tren nga kufiri polak. Vizita vjen tre javë pasi Kongresi Amerikan miratoi më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e reja tashmë kishin filluar të mbërrinin […]

Blinken në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, armët e reja amerikane filluan të mbërrijnë në Ukrainë
Antony Blinken, foto: Qeveria e RMV-së

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev pasi udhëtoi nëntë orë me tren nga kufiri polak. Vizita vjen tre javë pasi Kongresi Amerikan miratoi më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e reja tashmë kishin filluar të mbërrinin në vijat e frontit, transmeton Portalb.mk.

“Ne kemi filluar tashmë dërgesat e granatave, raketave me rreze të gjatë dhe aftësive kundërajrore, të cilat tani janë më të nevojshme nga Ukraina, duke pasur parasysh aktivitetet e reja ruse në Kharkiv,” tha ai.

Blinken do të takohet sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “për të përcjellë mesazh sigurie dhe mbështetjeje në këto kohë të vështira për popullin ukrainas”, tha një zyrtar amerikan.

Ukraina përballet me një situatë të vështirë në frontin lindor, ku rusët vazhduan të avancojnë pas kapjes së Avdivkës dhe nga e premtja duhet të mbrojë edhe verilindjen e vendit pas një ofensive të papritur ruse në rajonin e Kharkiv.