“Bomba” e merkatos së verës, Donnarumma mund të rikthehet në Serie A
Gianluigi Donnarumma rikthehet në Serie A. Sipas ‘Todofichajes.com’, Gigio Donnarumma mund të rikthehet në Itali në merkaton e ardhshme të verës. Destinacioni, Juventus. Sipas portalit spanjoll, prej disa javësh ka pasur kontakte mes drejtuesve të Juventusit dhe parisienëve për një operacion që do të ishte i bujshëm. Sipas burimit, ende duhet kuptuar vullneti i lojtarit […]
![“Bomba” e merkatos së verës, Donnarumma mund të rikthehet në Serie A](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/donarumaa.png)
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/donarumaa.png)
Gianluigi Donnarumma rikthehet në Serie A.
Sipas ‘Todofichajes.com’, Gigio Donnarumma mund të rikthehet në Itali në merkaton e ardhshme të verës. Destinacioni, Juventus.
Sipas portalit spanjoll, prej disa javësh ka pasur kontakte mes drejtuesve të Juventusit dhe parisienëve për një operacion që do të ishte i bujshëm.
Sipas burimit, ende duhet kuptuar vullneti i lojtarit të datëlindjes 99-ë, i cili ishte afër Juventusit edhe para kalimit të tij në Paris.
Al-Khelaifi vlerëson çmimin e ish-lojtarit të Milan-it, le të kujtojmë se ai u mor me kosto zero në vitin 2022, rreth 50 milionë euro.
Giuntoli ka punuar për të gjetur pasardhësin e Szczesny prej disa kohësh, ende i lidhur me një vit tjetër kontratë. Duke folur për zëvendësimin e polakut, muajin e fundit ka rifituar pozicione kandidatura e Di Gregorio nga Monza.
Siç raportohet edhe nga Calciomercato.it, drejtori i futbollit të Juventus-it është takuar me Adriano Gallianin për të folur mbi të gjitha për portierin që është rritur në sektorin e të rinjve të Inter-it.