Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Kroaci-Shqipëria 2-2, që solli pikën e parë të kuqezinjve në grupin B të Euro 2024, trajneri Sylvinho bëri disa deklarata emocionale. Braziliani ka bërë një premtim për popullin shqiptar, duke thënë se do të luftojnë për çdo top dhe për çdo pikë. “Kam biseduar me FSHF-në: ne duam të […]

Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Kroaci-Shqipëria 2-2, që solli pikën e parë të kuqezinjve në grupin B të Euro 2024, trajneri Sylvinho bëri disa deklarata emocionale.

Braziliani ka bërë një premtim për popullin shqiptar, duke thënë se do të luftojnë për çdo top dhe për çdo pikë.

“Kam biseduar me FSHF-në: ne duam të kënaqemi në evenimente të tilla. Dua t’i premtoj popullit shqiptar që do të luftojmë në çdo moment të lojës, për çdo top dhe çdo pikë”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

“Sot meritonim fitoren. Jam krenar me lojtarët. Jam krenar edhe për faktin që populli shqiptar ka festuar sot”.

A prisja më shumë nga Kroacia? Është shumë e vështirë kur analizon ndeshjen dhe sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të shënonte, ne do të ishim shumë të trishtuar”.

“Ndërkohë që Kroacia do të cilësohej e mrekullueshme për dy golat për dy golat.

“Kroacia nuk luajti keq ndaj Spanjës, por spanjollët shënuan gola brenda pak minutave. Duhet parë në tërësi performanca e një skuadre”.

“Tentuam të mbroheshim mirë. Kemi bërë lojë të mirë kundër një skuadre të vështirë dhe lojtarëve të jashtëzakonshëm. Kroacia ka tërë respektin tim”, u shpreh Sylvinho. /SuperSport/