Kylian Mbappe ia konfirmon Macronit: Zyrtarizimi do të jetë sonte
Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore. Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin […]
![Kylian Mbappe ia konfirmon Macronit: Zyrtarizimi do të jetë sonte](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/MBAPPE.png)
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/MBAPPE.png)
Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore.
Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit.
Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin ku po qëndron kombëtarja e Francës para “EURO 2024”.
“A është gjithçka gati? A do të zyrtarizohet sonte?”, e pyeti Macroni lojtarin.
“Po, po, sonte do të përfundojë gjithçka”, ia ktheu Mbappe.