Brazil, është rritur në 29 numri i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 29 numri i viktimave dhe në 60 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil, transmeton Anadolu. Reshjet të cilat janë efektive prej disa ditësh në rajonin Rio Grande do Sul në jug të vendit, shkaktuan dëme të jetëve dhe materiale. Në deklaratën e Mbrojtjes Civile […]

Brazil, është rritur në 29 numri i viktimave nga përmbytjet
Përmbytje në Brazil. Foto printscreen nga një video e The Guardian

Është rritur në 29 numri i viktimave dhe në 60 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil, transmeton Anadolu.

Reshjet të cilat janë efektive prej disa ditësh në rajonin Rio Grande do Sul në jug të vendit, shkaktuan dëme të jetëve dhe materiale.

Në deklaratën e Mbrojtjes Civile të rajonit thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 29 dhe i të zhdukurve në 60. Reshjet shkaktuan dëme serioze në 154 qyteza ndërsa 71.300 njerëz janë prekur negativisht nga përmbytjet.

Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite deklaroi se ende ka zona ku nuk kanë mundur të mbërrijnë. “Po kalojmë në një situatë tejet të jashtëzakonshme. Kjo nuk është një ngjarje kritike, por ngjarja më shkatërruese në historinë e rajonit”, tha ai.

Leite tërhoqi vëmendjen se numri i viktimave mund të rritet dhe se punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë nga toka, deti dhe ajri. Ai shtoi se për shkak të përmasave të mëdha të tragjedisë kanë shpallur “situatë katastrofe” për 180 ditë dhe se po bëjnë përpjekje serioze për evakuimin e njerëzve nga zona e katastrofës.

Më tej thuhet se një digë e ndërtuar mbi lumin Antas u shemb pasi nuk arriti t’i rezistojë rrjedhës dhe se zonat përreth saj kanë mbetur nën ujë.

– “Do të ofrojmë mbështetje 100 për qind për riparimin e dëmit”

Presidenti i Brazilit, Luiz Inaico Lula da Silva i cili vizitoi rajonin, tha se si qeveri ofrojnë mbështetje të plotë për rajonin. “Si qeveri federale do të bëjmë çfarë është e nevojshme për përballimin e të gjitha nevojave. Do të ofrojmë mbështetje 100 për qind për riparimin e dëmit”, tha ai.

Pas vizitës së Lula da Silva-s në rajonin i cili është goditur nga katastrofa e përmbytjes u dërguan 600 efektivë ushtarakë dhe 8 avionë të Forcave Ajrore.