Raportohet të jetë plagosur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur, raportojnë mediat në Sllovaki dhe BBC. Fico u qëllua teksa përshëndeti turmën jashtë një qendre kulturore në qytetin Handlova, ku po mbante mbledhje qeveritare. Qyteti ndodhet rreth 180 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava. Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Kryeministri sllovak u dërgua […]

Raportohet të jetë plagosur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico
Robert Fico, Anadolu Agency

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur, raportojnë mediat në Sllovaki dhe BBC.

Fico u qëllua teksa përshëndeti turmën jashtë një qendre kulturore në qytetin Handlova, ku po mbante mbledhje qeveritare. Qyteti ndodhet rreth 180 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Kryeministri sllovak u dërgua në spital dhe sulmuesi i dyshuar u ndalua nga policia.

Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja në largim Zuzana Czaputova tha se ishte e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u shëruar.

Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, duke udhëhequr një koalicion populist-nacionalist. Mbretërimi i tij deri më tani është shënuar nga disa politika të diskutueshme – në janar ai ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe muajin e kaluar vazhdoi me planet për të shfuqizuar transmetuesin shtetëror RTVS dhe për ta zëvendësuar atë me një organ tjetër.