Britania nuk do të sfidojë GJNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun

Qeveria e re e Britanisë së Madhe nuk do ta sfidojë kërkesën e një prokurori të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për lëshim të fletarrestimit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të premten. Qeveria e ish-kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pati thënë se synon të sfidojë kërkesën e prokurorit Karim Khan në maj, [...]Read More...

Britania nuk do të sfidojë GJNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun

Qeveria e re e Britanisë së Madhe nuk do ta sfidojë kërkesën e një prokurori të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për lëshim të fletarrestimit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të premten.

Qeveria e ish-kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pati thënë se synon të sfidojë kërkesën e prokurorit Karim Khan në maj, për të lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me dyshimet për krime lufte në Gazë.

Britania ka pasur afat që të bëjë kërkesën deri të premten, mirëpo Qeveria e sapozgjedhur e Laburistëve, ka konfirmuar se nuk do t’i çojë përpara planet e Sunakut.

“Ky ka qenë propozim i Qeverisë paraprake, dhe kërkesa nuk është dorëzuar para zgjedhjeve, dhe unë mund të konfirmoj që Qeveria nuk do t’i çojë përpara këto plane, pasi vendimi i takon gjykatës”, ka thënë një zëdhënëse e Qeverisë britanike.