Deda: Qeveria e Kosovës është e paparashikueshme, kjo për Perëndimin është vijë e kuqe

Analisti politik, Ilir Deda ka thënë se Qeveria e Kosovës është e paparashikueshme në vendimet e saja. E kjo paparashikueshmëri, sipas Dedajt është një vijë e kuqe për çdo shtet për Perëndimin, njofton Klankosova.tv. “Paparashikueshmëria e një qeverie është një vijë e kuqe për Perëndimin, ajo është shumë gjatë dhe ashtu do të jetë dhe […]

Deda: Qeveria e Kosovës është e paparashikueshme, kjo për Perëndimin është vijë e kuqe
deda:-qeveria-e-kosoves-eshte-e-paparashikueshme,-kjo-per-perendimin-eshte-vije-e-kuqe

deda:-qeveria-e-kosoves-eshte-e-paparashikueshme,-kjo-per-perendimin-eshte-vije-e-kuqe

Analisti politik, Ilir Deda ka thënë se Qeveria e Kosovës është e paparashikueshme në vendimet e saja.

E kjo paparashikueshmëri, sipas Dedajt është një vijë e kuqe për çdo shtet për Perëndimin, njofton Klankosova.tv.

“Paparashikueshmëria e një qeverie është një vijë e kuqe për Perëndimin, ajo është shumë gjatë dhe ashtu do të jetë dhe në të ardhmen”, tha Deda për Rubikon.

“Pardje, për pyetjen se çfarë po pret nga takimi në Bruksel, Albini tha ‘të shohim ku jemi dhe si do të ecim përpara’. Ai nuk tha se Kosova do të shkojë aty dhe do ta prezantojë qëndrimin ai ne e shohim ecjen përpara, po te shohim, te shohim”.

“Kjo është një prej dyzinë herave që qeveria ka vepruar kështu në çdo komunikim ndërkombëtar, një ditë më parë ka deklaruar diçka, ditën tjetër i ka zënë të gjithë në befasi, e sidomos kur ka vepruar në rastet me befasi e nuk ka paralajmëruar fare”, tha ai.

“Kjo është Qeveria e Kosovës, që asgjë nuk di se ku je me ta dhe ata janë të paparashikueshëm, dhe do të shohim çka do të jetë veprimi i tyre i ardhshëm, kjo nuk është pozitive”.