Deri më 9 maj në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 553 raste me kollën e madhe

Pesëmbëdhjetë raste të reja me pertusis apo kollës së mirë, janë raportuar në periudhën nga 3 deri 9 maj ku gjashtë persona janë shtruar në spital. Sa i përket shpërndarjes gjeografike, pjesa më e madhe e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup – 14, ndërsa është raportuar edhe një rast në Kriva […]

Deri më 9 maj në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 553 raste me kollën e madhe
Spital, mjek, shërim. Foto nga Portalb.mk

Pesëmbëdhjetë raste të reja me pertusis apo kollës së mirë, janë raportuar në periudhën nga 3 deri 9 maj ku gjashtë persona janë shtruar në spital. Sa i përket shpërndarjes gjeografike, pjesa më e madhe e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup – 14, ndërsa është raportuar edhe një rast në Kriva Pallankë. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 62 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës deri në katër vjet, bëjnë të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin e fundit të publikuar sot, raporton MIA.

Deri më 9 maj në vend janë regjistruar gjithsej 553 raste të kollës së mirë, me një incidencë prej 30.1/100 mijë banorë. Kjo paraqet një rritje të disafishtë të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Nga ISHP-ja theksojnë se janë dy epidemi të vazhdueshme të paraqitura në territorin e Shkupit dhe Kumanovës.

Ndryshe, brenda javëve raportohen dhjetëra raste të reja me kollën e madhe, ndërkohë prej 18 janarit deri më 9 maj janë aplikuar 45 715 doza të vaksinës.