“#Menstruacioni i parë” të hënën në Qendrën Kulturore Rinore Shkup

Të hënën, më 27 maj, Dita Ndërkombëtare e Higjienës Menstruale do të shënohet me një event me temë “#Menstruacioni i Parë”, njoftoi organizata Tiiiit! Inc. Manifestimi fillon në ora 18:00 me hapje ceremoniale me përfaqësues nga Ambasada Franceze në Shkup, pas çka pason një kuiz me temë “Edukimi gjithëpërfshirës seksual”, transmeton Portalb.mk. Do të projektohen […]

“#Menstruacioni i parë” të hënën në Qendrën Kulturore Rinore Shkup
Qendra Kulturore Rinore (MKC), Foto: Meta.mk

Të hënën, më 27 maj, Dita Ndërkombëtare e Higjienës Menstruale do të shënohet me një event me temë “#Menstruacioni i Parë”, njoftoi organizata Tiiiit! Inc. Manifestimi fillon në ora 18:00 me hapje ceremoniale me përfaqësues nga Ambasada Franceze në Shkup, pas çka pason një kuiz me temë “Edukimi gjithëpërfshirës seksual”, transmeton Portalb.mk.

Do të projektohen filma të shkurtër dhe do të performojë grupi “Dolores” nga Serbia.

“Ky event organizohet me qëllim të informimit të audiencës për kuptimin e drejtësisë menstruale, se si të zhduket përfundimisht varfëria menstruale dhe të thyhen tabutë dhe stigmat e lidhura me menstruacionet. Fokusi kryesor i këtij evenimenti do të jetë ngritja e dispanserëve për qasje falas në produktet e higjienës menstruale. Iniciativa e nisur para disa vitesh do të realizohet këtë vit, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shkup. Me këtë aksion, QKR do të bëhet institucioni i parë kulturor publik që ofron qasje në produktet menstruale falas”, thonë nga Tiiiit! Inc, i cili organizoi ngjarjen së bashku me PERIOD Shkup dhe HERA, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shkup.

Sigurimi i qasjest në produktet menstruale falas është një mënyrë për të zhdukur varfërinë menstruale dhe për të siguruar një periudhë dinjitoze, thonë organizatorët.

“Të udhëhequr nga shembujt pozitivë dhe iniciativat dhe praktikat e suksesshme në vendet e tjera, shpresojmë që kjo e drejtë, jo privilegj, do të jetë në dispozicion për të gjithë personat me menstruacione në RMV dhe se ky veprim do të jetë një nxitje dhe motivim për të filluar praktikimin nga institucionet tjera relevante në të gjithë qytetin e Shkupit dhe në mbarë vendin!”, thuhet në njoftimin e Tiiiit! Inc.