“Diferenca e votave, e madhe”, Tavo: Nuk ka më terren në Himarë për ata që duan kaos

Kandidati i PS-së për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh se diferenca e votave është e madhe. Ndër të tjera ai tha se nuk ka më terren në Himarë për ata që duan kaos. Tavo ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se dihet paraprakisht rezultati i [...]Read More...

“Diferenca e votave, e madhe”, Tavo: Nuk ka më terren në Himarë për ata që duan kaos

Kandidati i PS-së për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh se diferenca e votave është e madhe. Ndër të tjera ai tha se nuk ka më terren në Himarë për ata që duan kaos.

Tavo ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se dihet paraprakisht rezultati i zgjedhjeve, referuar takimeve me njerëzit dhe sondazhet.

“Ata që janë përpjekur të gjejnë sheshe për të bërë përshesh, mbaroi historia e atyre që shfrytëzuan Himarën për interesa të ngushta politike dhe private. Himara është e himarjotëve. Çdokush është i lirë të flasë për çfarë të dojë, u flas të gjithëve në rruge,. Duan të flasin greqisht, u flas greqisht. Duan shqip, u flas shqip, edhe anglisht u flas. Po bëhemi gati në mënyrë që Himara të ndodhë ndryshimin e madh.”, tha ai.

Ndërsa Rama u shpreh se “Kur del ai atje e thotë ‘do bëjmë tërmet’, kur dal unë e them shifra, këta kujtojnë se ne kemi ndarë lekët dhe kemi blerë votat. Ne kemi sistemin që e dimë rezultatin për shkak të sondazheve dhe kontakteve. I kemi bërë edhe para një jave dhe e dimë se kur do dalë pak a shumë rezultati. Partia jonë është parti, kemi shumë potencial edhe për më shumë. Vitin tjetër”.

/abcnews.al