Do përdoreshin për ngjarje kriminale, sekuestohen në Rrëshen dy makina të vjedhura në Kosovë, arrestohet një grua

Policia e Rrëshenit ka arrestuar një 34-vjeçare e identifikuar si Alketa Pjetri. E reja, e cila akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, dyshohet se ka sjellë në Shqipëri dy makinë që ishin vjedhur në Kosovë. Sipas bluve, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të […]

Do përdoreshin për ngjarje kriminale, sekuestohen në Rrëshen dy makina të vjedhura në Kosovë, arrestohet një grua
do-perdoreshin-per-ngjarje-kriminale,-sekuestohen-ne-rreshen-dy-makina-te-vjedhura-ne-kosove,-arrestohet-nje-grua

do-perdoreshin-per-ngjarje-kriminale,-sekuestohen-ne-rreshen-dy-makina-te-vjedhura-ne-kosove,-arrestohet-nje-grua

Policia e Rrëshenit ka arrestuar një 34-vjeçare e identifikuar si Alketa Pjetri.

E reja, e cila akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, dyshohet se ka sjellë në Shqipëri dy makinë që ishin vjedhur në Kosovë.

Sipas bluve, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale në Rrëshen.

Makinat e vjedhura ishin në një servis, pronari i të cilit u procedua penalisht nga policia.

“Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMË” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.      

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.