Dy të plagosur dhe një i vdekur nga të shtënat e mbrëmshme me armë në rrugën e Plastikave në Shkup
Dy persona janë plagosur, ndërsa i treti ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, në një përleshje të ndodhur mbrëmë në rrugën e Plastikave në Shkup, transmeton Portalb.mk. Fillimisht u raportua në polici në orën 23:40 se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Blv.Nikolla Karev, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Në […]
![Dy të plagosur dhe një i vdekur nga të shtënat e mbrëmshme me armë në rrugën e Plastikave në Shkup](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/442571295_1019789573188992_4765848664591207790_n-fotor-2024052792849.jpg?fit=1024%2C634&quality=89&ssl=1)
![Vrasje në rrugën e Plastikave në Çair. Foto: Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/442571295_1019789573188992_4765848664591207790_n-fotor-2024052792849.jpg)
Dy persona janë plagosur, ndërsa i treti ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, në një përleshje të ndodhur mbrëmë në rrugën e Plastikave në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Fillimisht u raportua në polici në orën 23:40 se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Blv.Nikolla Karev, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Në orën 23.45 u raportua se një person, T. A. me lëndime nga armë zjarri është dërguar në Spitalin Komunal Naum i Ohrit.
Në orën 23:51, Qendra Emergjente njoftoi se pranë tyre janë sjellë 2 persona, gjithashtu me plagë nga armë zjarri.
Bëhet fjalë për personat O. B. dhe A.I. nga Shkupi, njofton Skopje Info, edhe pse MPB ende nuk ka dalë me inicialet e personave, mirëpo ngjarjen e ka konfirmuar prokuroria. Në orën 00:45 nga Qendra Urgjente është raportuar se personi A.I, përndryshe këngëtar i njohur në rajoni e Shkupit, ka ndërruar jetë.
Prokuroria Publike e ka konfirmuar rastin dhe njoftoi se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe është lëdhuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve.
“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetim në bulevardin “Nikolla Karev”, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.