OEMVP reagoi në lidhje me vendimin për çmimin e sigurimit të makinave në Maqedoninë e Veriut

Në lidhje me vendimin e Komisionit për sigurimin ka reaguar Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke vlerësuar që vendimet e tilla ndikojnë në funksionimin e bizneseve, transmeton Portalb.mk. “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e cilëson vendimin e Komisionit për sigurimin e autopërgjegjësisë si jo përkrahës për mirëqenien e biznesit dhe ekonomisë”, raportoi OEMVP. Ata theksojnë […]

OEMVP reagoi në lidhje me vendimin për çmimin e sigurimit të makinave në Maqedoninë e Veriut
Vetura, automjete, komunikacion, kaos, rruge, semafor, rremuje, shkup, analiza ekonomike, qytet

Në lidhje me vendimin e Komisionit për sigurimin ka reaguar Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke vlerësuar që vendimet e tilla ndikojnë në funksionimin e bizneseve, transmeton Portalb.mk.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e cilëson vendimin e Komisionit për sigurimin e autopërgjegjësisë si jo përkrahës për mirëqenien e biznesit dhe ekonomisë”, raportoi OEMVP.

Ata theksojnë që çmimet më të larta të polisave të sigurimeve të makinave ka efekt makroekonomik.

Çmimet më të larta të polisave të sigurimit të makinave mund të kenë efekte më të gjera makroekonomike duke ulur besimin dhe shpenzimet e konsumatorëve, të cilat janë shtytës thelbësor i rritjes ekonomike.

Oda vlerësoi që vendimet e tilla janë dekujarues për investimet e huaja dhe kundër sistemit legjistlativ të BE-së, ndërkohë kufizimi i kompetencave të kompanive, tregon se çmimet e tilla kontrollohen plotësisht nga shteti.

“Është edhe në kundërshtim me sistemin legjislativ të BE-së, i cili ende i lejon Ministrisë së Financave të vendosë për primet e sigurimit të makinave, gjë që është në kundërshtim me acquis e BE-së”, raportoi Oda.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në fillim të muajit maj vendosi që kostoja e sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë po rikthehet në nivelin e para 25 prillit.

Vendimi është marrë pas propozimit të Komisionit të Sigurimit të Autopërgjegjësisë pranë Ministrisë së Financave, i cili i ka dorëzuar Qeverisë informacion me propozim-ndryshime dhe shtesa në tarifën e primeve për sigurimin e pronarëve të mjeteve motorike nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara palëve të treta.