Elita 5 paralajmëroi atmosferë të zjarrtë në koncertin në Tetovë (Video)

Grupi muzikor tetovar Elita 5 nesër (31 maj) me fillim në ora 20:00 do të mbajnë koncert në Pallatin e Kulturës të Tetovës. Ata përmes një konference për shtyp paralajmëruan atmosferë të zjarrtë, shkruan Portalb.mk. Virusi nga grupi theksoi se disa muajve kanë bërë ushtrime për ta prezantuar një koncert si duhet, siç tha për […]

Elita 5 paralajmëroi atmosferë të zjarrtë në koncertin në Tetovë (Video)
Elita 5 në konferencë për shtyp. (Në të majtë Virusi, në mes drejtori i Pallatit të Kulturës në Tetovë Vullnet Fejzullai dhe në të djathtë Arif Ziberi). Foto: Xhemazije Rizvani/Portalb.mk

Grupi muzikor tetovar Elita 5 nesër (31 maj) me fillim në ora 20:00 do të mbajnë koncert në Pallatin e Kulturës të Tetovës. Ata përmes një konference për shtyp paralajmëruan atmosferë të zjarrtë, shkruan Portalb.mk.

Virusi nga grupi theksoi se disa muajve kanë bërë ushtrime për ta prezantuar një koncert si duhet, siç tha për ta arsyetuar emrin Elita 5.

“Do të jetë koncert shumë i mirë, do mundohemi të bëjmë një atmosferë të ngrohtë që të këndojmë të gjithë së bashku”, tha Virusi.

Nesër për herë të parë para publikut do të këndohet edhe kënga e re “Natën e Mirë” të cilën e publikuan para pak ditëve.

Solisti i grupit, Arif Ziberi theksoi se në program kanë përfshirë nga gjithë albumet këngë, ku presin që se publiku t’i këndojë bashkë me ata.

“Koncerti i parë i Elitës 5 ka qenë në fillimet tona në këtë pallat, dhe pas kaq viteve i kthemi këtij pallati dhe emocionet janë shumë të mëdha”, tha Ziberi.

Më poshtë ndiqni copëza nga konferenca për shtyp e Elitës 5, të cilën e ndoqi gazetarja e kulturës Xhemazije Rizvani.

Biletat e koncertit kushtojnë 500 denarë dhe mund të merren te biletaria e Qendrës së Kulturës.